“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Seid ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Mervan ibn Shuxhai, e ky nga Salim Eftasi se Seid ibn Xhubejri tregon: “Një hebre, banor i Hirës, më pyeti: “Cilin prej dy afateve e pranoi Musai?” 1 I thashë: “Nuk e di. Të shkoj te dijetari i arabëve dhe ta pyes.” Kështu, shkova dhe e pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më tha: “E pranoi më të gjatin e më të mirin. Kur një i dërguar i Allahut premton diçka, e përmbush atë.””