“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “O ju muslimanë! Si mund t'i pyesni ithtarët e Librit, ndërkohë Libri juaj, të cilin Allahu ia ka zbritur të Dërguarit të Vet ﷺ, është rrëfimi më i ri për Allahun. Po e lexoni, tash e sa kohë, ndërkohë ende është i njëjtë (i pandryshuar). Ndërkaq, Allahu ju ka treguar se ithtarët e Librit e kanë zëvendësuar shpalljen e Allahut dhe e kanë ndryshuar Librin me duart e veta, pastaj thanë: “... Kjo është prej Allahut, që për këtë të kenë ndonjë përfitim të vogël (material)...” (Bekare, 79) Si nuk ju ndalon dituria që ju ka zbritur që t'i pyesni ata? E ata, betohem në Allahun se, asnjëherë, askush prej tyre, nuk ju ka pyetur rreth shpalljes që ju është zbritur juve.””