“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shabiu se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i neglizhon kufijtë e Allahut dhe ai që i shkel ato, i shëmbëllejnë një grupi njerëzish që hedhin short mes vete për një anije. Njëri grup (të cilin e përcaktoi shorti) qëndroi sipër (në kuvertë) , kurse të tjerët poshtë (kuvertës) . Këta që ishin poshtë, detyroheshin të siguronin ujë nëpërmjet atyre që ishin sipër, andaj i bezdisën me këtë gjë. Kështu, njëri prej tyre mori një sëpatë dhe filloi të hapë një vrimë në fund të anijes. Ata që ishin sipër, shkuan dhe i thanë: “Ç'ke kështu?” Ai u tha: “Filluat të bezdiseshit nga unë, ndërkohë unë patjetër duhet të marr ujë. Nëse ata e ndalojnë, e shpëtojnë atë dhe veten, e, nëse e lejojnë, e shkatërrojnë atë dhe veten.””