“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ synonte ndonjë udhëtim, hidhte short ndër gratë e tij dhe, asaj që i binte shorti, e merrte me vete. Secilës grua ia kushtonte një ditë e një natë, përveç Sevdë bint Zemës, e cila (në pleqërinë e saj) vullnetarisht ia kishte dhuruar ditën dhe natën e vet Aishes, gruas së Pejgamberit ﷺ, sepse kështu synonte të kënaqte të Dërguarin e Allahut ﷺ.”