“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë...” , (Nisa, 128) ka thënë: “Fjala është për burrin që te gruaja e vet vëren diç që nuk i pëlqen, siç është pleqëria a diç tjetër, andaj vendos ta shkurorëzojë atë, e cila në atë rast i thotë: “Më mbaj (mos më shkurorëzo) dhe për mua shpenzo aq sa dëshiron.” Kështu, nëse pajtohen mes vete, nuk prish punë të veprojnë ashtu.””