“Muhamed ibn Abdullah Ensariu na ka thënë: Më ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Rrubeja, e bija e Nadrit, ia theu dhëmbin një vajze. Familjes së vajzës i kërkuan të pranojnë shpagim dhe kërkuan t'ua falin, por ata refuzuan. Kështu, shkuan te Pejgamberi ﷺ, i cili urdhëroi të merret haku. Enes ibn Nadri i tha: “O i Dërguari i Allahut, vallë Rrubejës t'i thyhet dhëmbi?! Jo, betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën, se asaj nuk do t'i thyhet dhëmbi!” Pejgamberi ﷺ i tha: “O Enes, Libri i Allahut urdhëron të merret haku.” Por, familja e vajzës u pajtuan që t'ia falin. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ka robër të Allahut, të cilëve, kur betohen në Allahun, Ai ua realizon betimin.” Fezariu shton nga Humejdi, e ky nga Enesi se ka thënë: “Familja e vajzës e pranuan shpagimin.””