“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi, e këtij i ka treguar Abdullahu, i biri i Kab ibn Malikut, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Abdullah ibn Hadred Eslemiu i kishte një borxh. Kur e takoi, i shkoi pas (duke ia kërkuar borxhin) derisa filluan t'i ngrenë zërat mes tyre. Pejgamberi ﷺ kaloi aty pranë dhe tha: “O Kab!” dhe ia bëri me dorë, sikurse t'i thotë: “(Falja) gjysmën!” Kështu, ai ia mori vetëm gjysmën e borxhit, kurse gjysmën tjetër ia la.””