“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Ebu Rixhal Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga nëna e tij Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dëgjoi dy persona duke u grindur me zë të lartë, afër derës (së shtëpisë). Kur, ja, njëri prej tyre kërkonte që tjetri t'i falte një pjesë të borxhit ose t'ia shtynte atë, por ky i fundit thoshte: “Betohem në Allahun se nuk e bëj.” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli dhe tha: “Cili është ai që po betohet në Allahun se nuk do të veprojë një vepër të mirë?” - Unë, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigj huadhënësi dhe vazhdoi: - Atëherë, do të veproj si të dojë ai.””