“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi. Lejthiu më ka thënë: Na ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdullahu, i biri i Kabit, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke qenë në xhami, i kishte kërkuar Ibn Ebu Hadredit t'i kthente një borxh. Mes tyre shpërtheu një zënkë, andaj u ngritën zërat, saqë i Dërguari i Allahut ﷺ i dëgjoi në shtëpinë e vet. Ai doli, ngriti perden e derës dhe thirri: - “O Kab!” - Urdhëro, o i Dërguari i Allahut! - tha Kabi. Pejgamberi ﷺ bëri me dorë duke i kërkuar që t'ia falë gjysmën e borxhit. - Po. Ia fala, o i Dërguari i Allahut! - “Ngrihu dhe ktheja borxhin (e mbetur) !” - i tha tjetrit.”