“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Vehb ibn Kejsani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Më pati vdekur babai dhe pati lënë borxh. Borxhlinjve u ofrova të m'i merrnin pemët e hurmave dhe ç'kishte në to, por ata refuzuan, sepse mendonin se nuk u mjaftonte. Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Pasi t'i thyesh dhe t'i lësh për t'u tharë, tregoji të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, ai erdhi së bashku me Ebu Bekrin dhe Omerin, u ul te hurmat dhe u lut që të kenë bereqet, pastaj tha: “Thirri borxhlinjtë dhe kthejua borxhin tërësisht.” Nuk lashë asnjë borxhli të babait tim pa ia kthyer borxhin, madje, në fund, tepruan trembëdhjetë evsukë: shtatë axhve dhe gjashtë leunë, - ose ka thënë: gjashtë axhve dhe shtatë leunë. Në mbrëmje i kreva dhe u takova me të Dërguarin e Allahut ﷺ e i tregova për këtë. Ai qeshi dhe tha: “Shko tregoji Ebu Bekrit dhe Omerit!” Ata thanë: “Kur pamë çfarë veproi i Dërguari i Allahut ﷺ, e dinim se do të ndodhte kështu.” Hishami transmeton nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri se ka thënë: “Pas namazit të ikindisë"; por nuk e ka përmendur fare Ebu Bekrin, e as fjalën: “Ai qeshi.” Po ashtu thotë: “(Xhabiri ka thënë:) Babai im kishte lënë borxh tridhjetë evsukë.” Ndërkaq, Ibn Is'haku transmeton nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri: “Pas namazit të drekës.””