“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Berira i kërkoi ta ndihmojë për ta kompletuar pagesën e lirimit nga robëria, ndërkohë deri atëherë nuk kishte arritur të paguajë asgjë. Aishja i tha: “Kthehu te pronarët e tu (dhe pyeti): nëse pranojnë që unë ta kryej pagesën e lirimit tënd, me kusht që merita e çrobërimit të më takojë mua dhe do ta bëj.” Berira ua përmendi këtë pronarëve të vet, por ata refuzuan dhe thanë: “Nëse ajo do që ta paguajë lirimin tënd, le ta bëjë, por merita e çrobërimit të na përkasë neve.” Aishja ia përmendi të Dërguarit të Allahut ﷺ përgjigjen e tyre, e në atë rast ai tha: “Blije dhe liroje, sepse merita e çrobërimit i përket atij që e liron.””