“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ensarët i thanë Pejgamberit ﷺ: “Ndaji hurmat mes nesh dhe vëllezërve tanë (muhaxhirë).” Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Jo.” Kështu, ensarët thanë: “Atëherë, ju kryeni punën, ne ju bëjmë ortakë në prodhime.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe ashtu do të bëjmë.””