“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Handhale Zurakiun se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne kemi qenë ensarët që më së shumti posedonim ara, andaj e jepnim tokën me qira. Ndodhte që njëra pjesë e arës të nxirrte prodhime, kurse tjetra jo. Prandaj, na u ndalua kjo praktikë, porse lëshimi me qira në të holla nuk na u ndalua.””