“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vendasi të mos shesë për jabanxhiun (i cili nuk e njeh tregun vendas) dhe mos e manipuloni çmimin e ankandit. Askush të mos i ndërhyjë në tregti vëllait të vet dhe të mos e kërkojë dorën e një vajze që vëllai i vet është duke e kërkuar. Gruaja të mos e kushtëzojë shkurorëzimin e shemrës (gruas së parë) për t'u martuar.””