“Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar: blerjen e mallrave prej karvanëve, para se të arrijnë në treg; që muhaxhiri të shesë për beduinin; që gruaja ta kushtëzojë shkurorëzimin e shemrës për t'u martuar vetë; që njeriu t'i ndërhyjë në tregti vëllait të vet; si dhe ka ndaluar manipulimin e çmimit të ankandit dhe akumulimin e qumështit në gji të bagëtive qëllimisht (për qëllime përfitimi në tregti). (Këtë transmetim nga) Muhamed ibn Arare e kanë fuqizuar Muadhi dhe Abdusamedi, nga Shuëbe. Gunderi dhe Abdurrahmani kanë thënë: “... është ndaluar”, kurse Ademi ka thënë: “Jemi ndaluar.” Nadri dhe Haxhaxhi transmetojnë nga Minhali (shprehjen): “... ka ndaluar.””