“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala ibn Muslimi dhe Amër ibn Dinari, e këta nga Seid ibn Xhubejri, duke plotësuar njëri-tjetrin; Gjithashtu të tjerë kanë transmetuar: E kam dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se ka thënë: Teksa ishim tek Ibn Abasi, Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Musai, i dërguari i Allahut...” dhe e përmendi hadithin. Tek ajeti: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?” , (Kehf, 72) Ibn Abasi ka thënë: “E para ka qenë si shkak i harresës, e dyta në formë kushtëzimi dhe e treta qëllimisht. Ai tha: 1. “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”, 2. “Derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau” dhe: 3. “Pastaj vazhduan dhe ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi.” Ibn Abasi, fjalën “veraehum" (pas tyre) në ajet, e ka lexuar me fjalët: “emamehum" (para tyre) ndodhej një mbret...”