“Amër ibn Zurara na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismaili, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Ibrahimi se Esvedi tregon se dikush, në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), përmendi se Pejgamberi ﷺ i ka lënë Aliut testament. Ajo tha: “Kur ia paska lënë testamentin, ndërkohë Pejgamberi ﷺ vazhdimisht ka qenë i mbështetur në gjoksin tim, - ose ka thënë: në prehrin tim? - Ai kërkoi një enë dhe pothuajse ra nga prehri im, sakaq vërejta se ai kishte vdekur. E kur ia paska lënë testamentin atij (Aliut)?!””