“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Amir ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha në Mekë, Pejgamberi ﷺ erdhi të më vizitojë, ndërkohë Sadi urrente të vdiste në një tokë nga e cila kishte bërë hixhret, dhe më tha: “Allahu e mëshiroftë Ibn Afranë!” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Po e lë tërë pasurinë time testament.” - “Jo”, - më tha Pejgamberi ﷺ. - Po gjysmën? - i thashë. - “Jo”, - tha sërish Pejgamberi ﷺ. - Atëherë, një të tretën, - i thashë. - “Një të tretën, madje edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh të varfër e t'ua zgjasin dorën njerëzve. Çfarëdo shpenzimi që bën, të llogaritet sadaka, madje edhe kafshata me të cilën e ushqen bashkëshorten tënde. Shpresojmë që Allahu të ta largojë këtë (sëmundje) dhe prej teje të kenë dobi disa njerëz e të dëmtohen disa të tjerë.” Atëkohë, Sadi kishte vetëm një vajzë.”