“Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Zekerija ibn Adiu, e këtij i ka treguar Mervani, e ky nga Hashim ibn Hashimi, e ky nga Amir ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u sëmura, erdhi Pejgamberi ﷺ për të më vizituar. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Lute Allahun të mos më kthejë nga (vendi ku) jam shpërngulur.” Ai më tha: “Shpresojmë që Allahu të ta largojë këtë (sëmundje) dhe disa njerëz të kenë dobi nga ti.” - Dua të lë testament, por kam vetëm një vajzë, - i thashë, dhe vazhdova: - Po e lë testament gjysmën e pasurisë. - “Gjysma është shumë”, - më tha ai. - Atëherë, një të tretën, - i thashë. - “Një të tretën, pra. Megjithëse edhe një e treta është shumë, - ose ka thënë: është tepër ”, - më tha Pejgamberi ﷺ. Njerëzit linin testament një të tretën e pasurisë, gjë e cila ishte e lejuar.””