“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Utbe ibn Ebu Vekasi e porositi vëllanë e vet, Sad ibn Ebu Vekasin: “Djali i robëreshës së Zemës është imi, andaj merre.” Kështu, vitin e Çlirimit (të Mekës) Sadi shkoi e mori dhe tha: “Ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka porositur që ta marr.” Por, Abd ibn Zema tha: “Ky është vëllai im, njëherazi i biri i robëreshës së babait tim, ka lindur në shtratin e tij (babait tim).” Kështu ata shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e në atë rast Sadi tha: - O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka porositur që ta marr. - Është vëllai im, njëherazi i biri i robëreshës së babait tim, - tha Abd ibn Zema. - “Është yti, o Abd ibn Zema. Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Pastaj Sevdë bint Zemës, gruas së vet, i tha: “Mbulohu prej tij, oj Sevdë.” Kjo, për shkak të ngjashmërisë me Utben, ngjashmëri të cilën e shihte te fëmija. Prandaj, ky fëmijë kurrë nuk e kishte parë Sevdën, deri në vdekje.””