“Hasen ibn Ebu Abadi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon për një hebre, i cili ia kishte shtypur kokën një robëreshe me dy gurë. Atëherë, e pyetën robëreshën: “Kush ta bëri këtë? Filani, filani...?” Sapo përmendën emrin e hebreut, ajo bëri me kokë (pohoi). Kështu, e morën hebreun dhe, nuk kaloi shumë kohë, ai pranoi (që e kishte kryer krimin). Si pasojë, Pejgamberi ﷺ urdhëroi t'i shtypej koka me gurë (edhe këtij).”