“Bishr ibn Muhamed Sihtijaniu na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet . Udhëheqësi është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të japë përgjegjësi për të.” Mendoj se ka thënë edhe: “Burri është kujdestar për pasurinë e babait të vet.””