“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ebu Talhait: “Unë propozoj t'ua japësh farefisit.” Atëherë Ebu Talhai i tha: “Ashtu do të bëj, o i Dërguari i Allahut.” Kështu, ua ndau farefisit dhe djemve të xhaxhait të vet. Ibn Abasi ka thënë: “Kur ka zbritur ajeti: “Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm”, (Shuara, 214) Pejgamberi ﷺ filloi të thërrasë: “O benu fihrë! O benu adijë!” - fise të ndryshme kurejshish. Ebu Hurejra ka thënë: “Kur ka zbritur ajeti: “Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm”, (Shuara, 214) Pejgamberi ﷺ filloi të thërrasë: “O kurejshë!””