“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Jala, e ky e ka dëgjuar Ikrimen se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Sad ibn Ubades i vdiq nëna kur ai kishte qenë diku larg në një udhëtim, andaj i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, nëna më ka vdekur teksa isha diku larg në udhëtim. Vallë, i bën dobi nëse jap sadaka për të?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Sadi tha: “Atëherë ji dëshmitar se kopshtin tim, Mihrafin, po e lë vakëf për të.””