“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kabit, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Thashë: “O i Dërguari i Allahut, në shenjë të pendimit tim, dua ta lë pasurinë time vakëf për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi ﷺ më tha: “Mbaje një pjesë të pasurisë për vete, kështu është më mirë.” Atëherë i thashë: “Po e mbaj hisen time të Hajberit.””