“Haruni na ka thënë: Na ka treguar Ebu Seidi, i çrobëruari i fisit benu hashim, e këtij i ka treguar Sahr ibn Xhuvejri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri la sadaka një kopsht me hurma në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, së cilës i thoshin Themg. Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, kam fituar një pasuri të çmuar, andaj dua ta jap sadaka.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Lëre tokën vakëf, që të mos shitet, të mos dhurohet e të mos trashëgohet, ndërsa rendimentet e saj jepi sadaka.” Kështu, Omeri e la vakëf në rrugën e Allahut, për lirim të robërve, për nevojtarët, mysafirët, udhëtarët dhe për të afërmit. Nuk ka mëkat për atë që përkujdeset për vakëfin të përfitojë prej tij aq sa i mjafton ose të ushqejë ndonjë mik, pa e pasuruar.”