“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Thevr ibn Zejd Medeniu, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” - O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato? - i thanë të pranishmit. 1. “Të bërët shirk Allahut, 2. Sihri , 3. Vrasja pa të drejtë e atij që Allahu e ka ndaluar, 4. Ngrënia e kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra” , - u tha Pejgamberi ﷺ.”