“Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon: “Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) asnjëherë nuk ia ka kthyer ndokujt testamentin. Sa i përket pasurisë së jetimit, Ibn Sirinit më së shumti i pëlqente që, njerëzit që ia duan të mirën dhe kujdestarët e jetimit të tuboheshin, në mënyrë që së bashku të vendosnin çfarë është më e dobishme për pasurinë e tij. Kur Tavusi pyetej për çështje të jetimëve, thoshte: “... Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit...” (Bekare, 220) Atai, në lidhje me jetimin e vogël dhe të madh, ka thënë: “Kujdestari shpenzon për secilin aq sa i takon.””