“Jakub ibn Ibrahim ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, nuk kishte shërbëtor, andaj Ebu Talhai më mori për dore, më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, Enesi është djalosh i mençur, andaj le të të shërbejë ty.” Kështu, i shërbeja Pejgamberit ﷺ në rrugëtim dhe në shtëpi. Asnjëherë nuk më ka thënë për diçka që e kam vepruar: “Pse e bëre kështu?” - dhe as për diçka që nuk e kam vepruar: “Pse nuk e bëre ashtu?””