“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omeri fitoi një tokë në Hajber dhe erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Kam fituar një tokë që kurrë më parë s'kam fituar ndonjë pasuri më të çmuar se ajo. Çfarë po më urdhëron të bëj me të?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse do, truallin lëre vakëf, kurse rendimentet e saj jepi sadaka.” Kështu, Omeri e la vakëf, që të mos shitej, të mos dhurohej e të mos trashëgohej, (por e la) për fukarenj, farefis, lirim të robërve, në rrugën e Allahut dhe për mysafirë e udhëtarë. Nuk ka mëkat për kujdestarin të përfitojë aq sa i mjafton a të ushqejë ndonjë mik, pa e pasuruar.””