“Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Omeri fitoi një pasuri në Hajber dhe erdhi për t'i treguar Pejgamberit ﷺ. Ai i tha: “Nëse do, mund ta lësh vakëf.” Kështu, Omeri e la vakëf për fukarenj, nevojtarë, farefis dhe mysafirë.”