“Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, urdhëroi të ndërtohej xhamia dhe tha: “O fisi benu nexhar, ma tregoni çmimin e kopshtit tuaj.” Ata i thanë: “Jo, për Allahun. Nuk kërkojmë çmimin e tij, përveçse tek Allahu.””