“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri i dha një kalë Pejgamberit ﷺ për t'ia dhuruar ndokujt sadaka. I Dërguari i Allahut ﷺ ia dha një personi, për të cilin, më vonë, Omerit i treguan se po e shiste po të njëjtin kalë. Kështu, Omeri shkoi dhe e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për ta blerë, por ai i tha: “Mos e bli dhe mos iu rikthe lëmoshës sate.””