“Ali ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Zaide, e ky nga Muhamed ibn Ebu Kasimi, e ky nga Abdulmeliku, i biri i Seid ibn Xhubejrit, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit benu sehm mori rrugë së bashku me Temim Dariun dhe Adij ibn Bedain. Në rrugë e sipër pjesëtari i fisit benu sehm vdiq në një krahinë ku nuk kishte muslimanë. Kur u kthyen me pasurinë e mbetur të tij, u humbi një kupë e argjendtë e stolisur me ar. I Dërguari i Allahut ﷺ i obligoi të betohen (se u kishte humbur kupa). Pas një kohe, kupa u gjet në Mekë dhe, ata që e mbanin, thanë: “E kemi blerë prej Temimit dhe Adijit.” Kështu, dy burra nga fisi benu sehm shkuan dhe u betuan se dëshmia e tyre ishte më e fortë se dëshmia e të parëve dhe se kupa i përkiste familjarit të tyre. Ajeti vijues ka zbritur për ta: “O besimtarë! Kur t'ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush...” (Maide, 106)”