“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e këtij i ka treguar Habib ibn Ebu Amra, e ky nga Aishe bint Talhai se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka pyetur: “O i Dërguari i Allahut! Kemi mësuar se xhihadi është vepra më e mirë. Prandaj, a të marrim pjesë edhe ne në xhihad?” - “Xhihadi më i mirë (për ju) është haxhi i pranuar” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”