“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Afani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhuhade, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hasini, e këtij i ka treguar Dhekvani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pyeti: “Më trego një vepër që barazohet me xhihadin.” - “Nuk di asnjë të tillë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ, - “por, a mundesh që, atëherë kur luftëtari del për xhihad, ti të hysh në xhami e të falesh vazhdimisht, pa pushim, dhe të agjërosh vazhdimisht, pa ushqim?” - E kush mund ta bëjë këtë? - i tha personi në fjalë. Ebu Hurejra ka thënë: “Kur kali i muxhahidit, i lidhur me kapistër, hingëllin, atij (pronarit) i shkruhen vepra të mira.””