“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u pyet: - O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më i mirë? - “Një besimtar që lufton në rrugën e Allahut me jetën dhe pasurinë e tij”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po pastaj? - i thanë ata. - “Një besimtar që jeton në një zonë malore, që i druhet Allahut dhe që i kursen njerëzit nga sherri i vet”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.””