“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Luftëtari në rrugën e Allahut, - ndërkohë Allahu e di më së miri kush lufton në rrugën e Tij, - është sikurse ai që falet dhe agjëron (vullnetarisht) . Allahu ka marrë përsipër që, luftëtarit në rrugën e Tij, ose t'ia marrë shpirtin dhe ta fusë në Xhenet, ose ta kthejë të shëndoshë me shpërblim ose me plaçkë lufte.””