“Musai na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte i kam parë në ëndërr dy burra, të cilët më morën dhe më ngritën mbi pemë e më futën në një shtëpi të bukur e të çmueshme. Asnjëherë nuk kam parë shtëpi më të bukur se atë. Në fund më thanë: “Kjo shtëpi është Shtëpia e Shehidëve.””