“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka rob (person) që vdes dhe pret shpërblim tek Allahu, që do të dëshironte të kthehej sërish në dynja, edhe nëse do t'i jepej tërë dynjaja dhe ç'ka në të, përveç shehidit, për shkak të shpërblimit të shehidllëkut që ka përjetuar. Ai do të dëshironte të kthehej në dynja dhe të vritej për së dyti.””