“Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një marshim i vetëm në rrugën Allahut, qoftë në mëngjes, qoftë në mbrëmje, është më i mirë sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të, si dhe një copë toke në Xhenet, sa maja e harkut të shigjetës, është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Nëse një femër nga banorët e Xhenetit do të hidhte shikimin drejt banorëve të Tokës, do të ndriçonte çdo gjë mes Qiellit e Tokës dhe do ta mbushte me aromë të këndshme. Po ashtu, vetëm mbulesa e kokës së saj është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.””