“Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Shebab ibn Sevar Fezariu, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ, i veshur me parzmore dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, të luftoj apo të pranoj Islamin?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Së pari pranoje Islamin, pastaj lufto.” Ai, e pranoi Islamin, pastaj luftoi dhe u vra. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Punoi pak, por u shpërblye shumë.””