“Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Husejn ibn Muhamed Ebu Ahmedi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Rubejë bint Berai, nëna e Harithe ibn Surakës, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! A nuk më tregon diçka për Harithen, që është vrarë ditën e Bedrit nga një shigjetë e panjohur? Nëse është në Xhenet, do të duroj, e, nëse është diku tjetër, do të qaj shumë për të.” Pejgamberi ﷺ i tha: "Oj nëna e Harithes, në Xhenet janë shumë xhenete, ndërsa biri yt ka arritur në Firdeusin e lartë.””