“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “Një njeri që lufton për plaçkë të luftës, tjetri për famë dhe një tjetër për të shfaqur trimërinë e guximin, cili prej këtyre llogaritet në rrugën e Allahut?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta. I tilli konsiderohet në rrugën e Allahut.””