“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e kishte porositur Ikrimen dhe Ali ibn Abdullahun të shkojnë tek Ebu Seidi dhe t'i dëgjojnë hadithet e tij. Kur ata shkuan, e gjetën atë dhe vëllanë e tij duke ujitur një kopsht të tyre. Kur na pa, erdhi, u mbështoll dhe u ul. Pastaj na tha: “Tullat e xhamisë i bartnim një nga një, ndërsa Amari i mbartte dy nga dy.” Pejgamberi ﷺ kaloi pranë tij, ia fshiu pluhurin nga koka dhe tha: “Mjerë Amari! Do ta vrasë grupi i rebeluar. Amari do t'i thërrasë për tek Allahu, kurse ata do ta thërrasin për në Zjarr.””