“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, pasi i Dërguari i Allahut ﷺ ishte kthyer (nga ballafaqimi me armikun), i la armët dhe u pastrua. Erdhi Xhibrili me kokë të pluhurosur dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se nuk duhet t'i lësh.” I Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj) ?” Ai tha: “Atje”, - dhe bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ u nis drejt tyre.”