“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ është lutur tridhjetë ditë kundër vrasësve të muslimanëve te pusi Meune, pra, kundër fiseve: riël, dhekvan dhe usaje, të cilët i ishin kundërvënë Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ.” Enesi ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për ata që janë vrarë te pusi Meune, ajet kuranor të cilin e lexonim, por që më pas u anulua: “Lajmëroni popullin tonë se ne jemi takuar me Zotin tonë, i Cili është i kënaqur me ne dhe ne me Të.””