“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Munkedirin se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Babanë tim e sollën të masakruar para Pejgamberit ﷺ. Shkova t'ia zbuloj fytyrën, por njerëzit më ndaluan. Pejgamberi ﷺ e dëgjoi zërin e një gruaje duke qarë dhe i treguan se ajo ishte bija, - ose ka thënë: motra, - e Amrit. Pejgamberi ﷺ tha: “Pse po qan? - ose ka thënë: "Mos qaj! - Melekët po vazhdojnë t'i bëjnë hije me flatrat e tyre.” Imam Buhariu thotë: “E kam pyetur Sadaka ibn Fadlin (mësuesin e tij) se a ndodhet në hadith shprehja: “... (i bënë hije) derisa e ngritën (e morën) ” , e ai më tha: “Mbase e ka përmendur (Xhabiri këtë shprehje).””