“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka asnjë që hyn në Xhenet e që do të dëshironte të kthehej sërish në dynja, edhe nëse do t'i jepej çdo gjë në dynja, përveç shehidit, i cili dëshiron të kthehet në dynja e të vritet dhjetëra herë, për shkak të nderit që e ka përjetuar.””