“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muaviu ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Musa ibn Ukbe se Salim ibn Nadri, i çrobëruari, njëkohësisht qatipi i Omer ibn Ubejdullahut, tregon: “Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka shkruar atij se i Dërguari i Allahut ﷺ u ka thënë: “Dijeni mirë se Xheneti ndodhet nën hijet e shpatave.” (Këtë transmetim nga) Ebu Is'haku e fuqizon Uvejsi nga Ibn Ebu Zinadi, e ky nga Musa ibn Ukbe.”